Zyra e Borrellit publikon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq

Aktuale

Zyra e Borrellit publikon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:58
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të presë të mërkurën një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel.

BE ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

Takimi i fundit Kurti – Vuçiq në Bruksel u zhvillua më 14 shtator të vitit 2023, kur u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ai takim rezultoi pa ndonjë përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat