Zemaj: Heqja e masave të BE-së varet nga takimi në Bruksel – Kurti mos të krijojë situata të disfavorshme

Aktuale

Zemaj: Heqja e masave të BE-së varet nga takimi në Bruksel – Kurti mos të krijojë situata të disfavorshme

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:43
Armend Zemaj

Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 26 qershor.

Lidhur me këtë takim dhe pritjet, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një prononcim, thotë se presin që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të mos krijojë situata të disfavorshme që vazhdojnë sanksionet dhe rrisin presionin e BE-së ndaj Kosovës.

Sipas tij, Kosova është në disfavor në dialog për shkak të mënyrës së si Kurti po e trajton atë.

“Presim që qeveria të jetë më e përgjegjshme, mos të dështojë në të gjithë hapat ashtu siç ka bërë në procesin e dialogut dhe mos të na krijojë ndonjë situatë të disfavorshme kur vazhdojnë sanksionet dhe rritet presioni politik i partnerëve dhe BE-së ndaj Kosovës . Në vend që të ndëshkohet Serbia, mënyrën se si e trajton z.Kurti dialogun, atëherë Kosova gjithmonë ka qenë në disfavor dhe është ndëshkuar nga kjo pakujdesi, papërgjegjësi apo edhe paaftësi”, thotë ai.

Zemaj nuk pret që Kurti të jetë transparent në Kuvend lidhur me dialogun, edhe pse do të duhej sipas një rezolute që është, por që shton se kjo fshehje e tij nënkupton që po bën në dëm të vendit apo s’është i aftë për çështje serioze të Kosovës.

“Nuk besoj që do të ndodhë edhe pse është një rezolutë në fuqi që para çdo raundi të dialogut duhet të ketë një adresim në Kuvend, transparenca është zero dhe shqetësimet janë mbi këtë sepse kur nuk ka transparencë dhe fshihet nga populli e nga të zgjedhurit e popullit, është e qartë që ti ose je duke bërë në dëm të vendit ose nuk je i aftë për t’i adresuar çështjet që janë tepër serioze për Kosovën”, vlerëson deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat