Pritet të hartohet lista me dëshmitarët e Komisionit Hetimor për MPJD-në

Aktuale

Pritet të hartohet lista me dëshmitarët e Komisionit Hetimor për MPJD-në

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:01
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me punën e zyrtarëve të MPJD-së.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ka diskutuar për përpilimin e listës së dëshmitarëve, si dhe për fillimin e angazhimit të tre ekspertëve.

Ekspertët në fjalë janë Shkëlqim Jakupi, Gzim Kolgeci dhe  Shpend Shabani. Anëtarët e komisionit në fjalë të gjithë votuan pro që ekspertët të fillojnë punën me hartimin e listës të dëshmitarëve për procesin hetues.

Kryetarja e këtij Komisionit, Time Kadrijaj, tha nuk do të lënë gjithçka në dorën e ekspertëve.

“Pajtohem nuk do të lihet gjithçka në dorën e ekspertëve, nëse na bëjnë një listë preliminare normal do të diskutohet me deputetët. Asgjë nuk do të kalojë pa miratimin e deputetëve”, ka thënë Kadrijaj.

Kurse, deputetja e LVV-së, Albulena Kryeziu, kërkoi që dëshmitar i parë të jetë Behar Isma, ish-sekretar i MPJD-së.

Ndërsa, deputetët e tjerë kërkuan që së pari të hartohet një listë me dëshmitarët që duhet të intervistohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat