Në ora 17:00 pritet përkeqësim i motit – Rama: Punëtorët të lirohen më herët, të mos ketë tollovi në trafik

Aktuale

Në ora 17:00 pritet përkeqësim i motit – Rama: Punëtorët të lirohen më herët, të mos ketë tollovi në trafik

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar sërish përkeqësim të motit në Prishtinës rreth orës 17:00.

Prandaj ai i ka bërë një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.

“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat