Komuna e Deçanit i jep tender kompanisë me çmim më të shtrenjtë për 640 mijë euro

Aktuale

Komuna e Deçanit i jep tender kompanisë me çmim më të shtrenjtë për 640 mijë euro

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:13
Bashkim Ramosaj

Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade” për tenderin “Ndërtimi-zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalje për në Pejë, segmenti Lëbushë-Qendra e Strellcit”, ndonëse për këtë proces prokurimi kishte kompani që kishin aplikuar më çmim më të lirë për 640 mijë euro se sa kompania e cila është shpallur si fituese e tenderit nga komuna e Deçanit.

Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se pjesa dërmuese e kritereve të dosjes së tenderit dyshohet se janë përgatitur për kompaninë që tashmë ka dalë si fituese e këtij procesi me çmim më të lartë prej hiç më pakë se 640 mijë euro se sa kompania tjetër që ka qenë pjesë e këtij procesi të prokurimit e që nga zyra e Prokurimit e komunës së Deçanit është cilësuar si e papërgjegjshme.

Po ashtu, bazuar në dokumentet e siguruara shihet se ky proces i madh i prokurimit nga komisioni vlerësues i komunës është vlerësuar brenda tre ditësh, deri sa çmimi total i kompanisë e cila është shpall fituese e këtij tenderi është vetëm 7611 euro më pakë se sa shuma e mjeteve të zotuara për këtë proces prokurimi.

Kërkesat sipas Dosjes se tenderit

Kërkesa 1: Operatori Ekonomik duhet të ketë një  qarkullim financiar me një vlerë të përgjithshme  prej së paku 15,000,000.00€, në 3 (tri) vitet e  shkuara.

Kërkesa 2: Kapital të mjaftueshëm për realizimin  e kontratës (Mjete të gatshme në xhirollogari nga  kompania në bankë në vlerë prej së paku  1,500,000.00 Euro(lideri i grupit duhet te ketë min  60% te mbështetjes bankare)

Kërkesa 3: Menaxheri i Projektit – Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor  ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve

Kërkesa 4: Udhëheqësi i punishtes – Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor  i Ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  udhëhequr projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit te rrugëve

Kërkesa 5: Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor i Ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  realizuara projekte në lëminë e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugeve.Të jete i certifikuar për mbrojtje dhe siguri në punë

Kërkesa 6: Inxhinier i diplomuar (Master) i  Gjeodezisë me (3)tri vite përvojë pune pas  diplomimit. Të ketë dëshmi se ka menaxhuar  projekte të realizuara në lëminë e ndërtimit,  asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve

Kërkesa 7: Inxhinier i diplomuar i Komunikacionit -ose Master diplome me 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor i Komunikacionit me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit te rrugëve

Kërkesa 8: Inxhinier i diplomuar i Hidroteknikës -ose Master diplome me 3 vite përvoj pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëminë e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve.

Kërkesa 9:    1(një) Buldozer D6 me riper,  5(pesë)Ekskavator te ndryshem min pasha 20ton,    3(tre)Ekskavator me rrota gome min pesha 15 ton,1(një) Kamion kiper min. Pesha 40t,     1 (një) Kamion kiper min. Pesha 30 t,   1 (një) Kamion me korpë, 2(dy) Kokë tërheqëse pesha18 t,  1(një)Gjysëmrimorkio min. pesha 33t, 1(një)Gjysëmrimorkio per bartjen e automjeteve  të rëndë min.pesha 75-90t, 1 (një) Kamion kiper dhe rimorkio për bartjen e automjeteve min.pesha 22t, 2(dy) Gjysmërimorkio Speciale me sinjalizim digjital per menagjimin e trefikut në rrugë.  3 (tre) Kamionetë dubelkabinë, 3(tre)Ngarkues, 2(dy) Cilindër vibrues (makine ngjeshese),     1(një) Makinë ngjeshese cilindër me dhembëza min pesha 21t, 1 (një) Grejder (makine per nivelizimin e rrugeve), min pesha 14-16 t,    1 (një) Grejder me repera dhe llaser digjital për nivelizimin e rrugve min. pesha 20-21t,   2 (dy) Çekan  hidraulik, 1 (një) Autobot     2 (dy) Auto pompë betoni,  4(katër) Kamion per transport te betonit (Autobetonierkë – mixer), 1 (një) Kamion Cisternë ,    1(një) traktor  me krah min 8m për prerjen e drunjëve,barit fuqija min. (kë 85)  1(një)sharrë për prerjen e drunjëve në brez rrugor që montohet në traktor ose eskavator.     Pajisjet e nevojshme për punët e asfaltit     1 (një) Makina (Finisher) për asfaltimin e rrugëve,     1 (një) Makina (Finisher) me rrota për asfaltimin e rrugëve,  1 (një) Makina mini (Finisher) për shtrurjen e asfaltit.      1 (një) Cilindrat me rrota të kombinuara (gomë dhe hekur  pesha 3-5 ton ),    1 (një) Cilindrat me rrota( heker-hekur)  pesha 4-5 ton ),     1 (një) Cilindrat me rrota të kombinuara (gomë dhe hekur  pesha 6-9 ton),     2 dy) Cilindrat me rrota hekuri me vibrim, min pesha 8-10 ton. 2 (dy) Automjet (Autobotë për pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve),     2 (dy) Kamionetë dubelkabinë qe posedojn pajisje sinjalizuse përnjoftim te punimev ne rrugë. 1 (një) Kamion me fshisë që posedon-Spërkatës për bitumen dhe emulsion,     2 (dy) Makina për gërryerjen e asfaltit,     1 (një) Kamion fshisë për pastrimin e rrugeve,  2 (dy) Prerëse e asfaltit,1 (një) Kompresor, 7 (Shtatë) Kamion kiper për transport të asfaltit të gatshëm min pesha  32t.

Kërkesa 10:  Bazë për prodhimin e  asfaltit  nga një kompani e  licensuar ose marrëveshje për furnizim    Bazë për prodhimin e betonit nga një kompani e licensuar  ose marrëveshje për furnizim    Gurthyes  të Liçensuar ose marrëveshje për  furnizim

Kërkesa 11: Planin për menaxhimin e trafikut sa më të  detajuar. Te punohet nga Inxhinieri i Komunikacionit ose Bachelor i Komunikacionit.

Kërkesa 12: Plani dinamik mbi kryerjen e punimeve.

Kërkesa 13: Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me ISO – ISO 9001 2015- Certifikimi I  sistemit për Menagjimin e Cilesisë – ISO 39001  2012- Sistemi I Menagjimit të Sigurisë së  Trafikut Rrugor – PASS 99 2012- Sistemi I  Integruar I Menaxhimit – ISO 14001 2015-  Sistemi I Menaxhimin Mjedisor. ISO 28001  2007- Sistemi Për Menaxhimin e  Sigurisë në zingjirin e furnizimit.        ISO 45001  2018- Sistemi Për Menaxhimin e  Sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kërkesa 14: Operatori Ekonomik duhet te ketë stafin e  trajnuar dhe te certifikuar për SSHP(siguri dhe  shëndet ne pune (për 25 punëtorë).

Kërkesa 15: Operatori Ekonomik duhet te ketë vlerësimin e rriskut për te gjitha pozitat e punës nga një kompani e licencuar MPMS dhe te dëshmohet me raport te noterizuar.

Kërkesa 16: Operatori Ekonomik duhet te ketë Internal Auditor i certifikuar për menaxhimin e sigurisë së shënderit në punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat