Muja: Kosova të manifestoj qëllimin për zbatim të marrëveshjeve, Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv

Aktuale

Muja: Kosova të manifestoj qëllimin për zbatim të marrëveshjeve, Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 13:05
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Ndërsa për Serbia sipas tij ka paraqitur rolin e saj destruktiv.

“Të enjten do të ketë seancë të rregullt dhe kuvendi do t’i kthehet punimeve. Në agjendë do të jenë ligje të rëndësishme. Ka qenë kërkesë e deputetëve që salla e kuvendit të digjitalizohet dhe kërkohen disa muaj që të zbatohet një projekt i tillë. Ne nuk mund të presim dhe kuvendi duhet të mblidhet. E rëndësishme është që të funksionojmë paralelisht. Sa i përket dialogut, vit pas viti Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv. Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme që t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Unë pres që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës dhe të ketë detyrime për Serbinë”, ka thënë Muja.

Ndryshe, kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të caktuar datën e mbajtjes së ardhshme të seancës plenare. Kryesia duhet të caktojë seancën duke përfshirë pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Armend Muja në mbledhje tha se data e ardhshme e seancës plenare caktohet për të enjten, me 27 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat