Të enjten mbahet seanca e Kuvendit, diskutohet për ligjin e KPK-së dhe KPM-së

Aktuale

Të enjten mbahet seanca e Kuvendit, diskutohet për ligjin e KPK-së dhe KPM-së

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:37
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar se të enjten do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës.

Aoi bëri të ditur se aty do të diskutohet për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin e Komisionit të Pavarur për Media.

“Të enjten do të ketë seancë të re. Në këtë seancë do të ketë ligje të rëndësishme si ligji i Komisionit të Pavarur për Media, ligji i Këshillit Prokurorial e disa të tjerë”, deklaroi Muja.

Po ashtu Muja foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe kushtet e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë e gatshme ta inkorporojë nën një letrën e Mogherinit, ashtu që është e datës 25 korrik 2015, mënyra se si Evropa e ka parë Asociacionit, e dyta është me 29 janar 2023, letra e Chollet dhe Escobar, mënyra se si Amerika e sheh Asociacionin. Dhe aktjgykimi i Kushtetueses. Mungesa e kompetencave, heqja e elementeve njëetnike, dhe niveli I tretë I qeverisjes nuk vlen”, tha ai.

Muja tha se pret të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe se Serbisë t’i bëhet më shumë presion për zbatimin e obligimeve të saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat