Pavarësia e gjyqësorit diskutohet në konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme

Aktuale

Pavarësia e gjyqësorit diskutohet në konferencën e kryetarëve të Gjykatave Supreme

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Për herë të parë në Kosovë po mbahet konferenca e 14-të e kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, ku nikoqire është Gjykata Supreme e Kosovës.

Kryetari i Gkykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se kjo konferencë është mundësi unike për diskutim.

"Kjo konferencë organizohet për herë të parë në Kosovë. Kjo konferencë është një mundësi unike për diskutim, ku mund të flasim për sukseset dhe dështimet e sistemit gjyqësor të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është baza e të gjithë shtetit të së drejtës", deklaroi ai.

E kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani tha se pavarësia e gjyqësorit është baza e sundimit të ligjit.

“Më lejoni të vë theks në dy pika parësore, rëndësinë e dialogut gjyqësor dhe nevojën që përtej shkëmbimit të përvojave ky dialog të përçoj një mesazh esencial, ata të rëndësisë së pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, tha ajo.

Themelues i Institutit CEELI, Homer E.Moyer theksoi se forcimi i sundimit të ligjit është i rëndësishëm për vendin.

E gjyqtari i lartë i qarkut, John Wolker tha se në historinë në tërë botën, qytetarët kanë marrë hapa të rëndësishëm për të avancuar sundimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat