Ramadani: Serbia e Rusia bashkë me Vulinin janë në festë, punëtori i tyre u bë zv.kryeministër i RMV-së

Aktuale

Ramadani: Serbia e Rusia bashkë me Vulinin janë në festë, punëtori i tyre u bë zv.kryeministër i RMV-së

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:38
Fotografitë e publikuara nga Burim Ramadani

Ish- zyrtari i AKI-së, tash ekspert i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani ka paralajmëruar për zgjedhjen e shokut të mirë dhe bashkëpunëtorit të Aleksandar Vulinit në krye të qeverisë së re maqedonase.

Ai ka thënë se që nga dje, Rusia e Serbia kanë arsye për festë

“Punëtori i tyre u bë Zv/Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Ramadani.

Në Maqedoninë e Veriut këtë detyrë e mori Ivan Stoilkoviq.

“Një shtet i NATO-s sonte bëri Zv/Kryeministër njeriun që krejtësisht hapur na tregohet si  punëtor i Rusisë dhe Serbisë. Tash, ai është homolog zyrtar i Aleskandar Vulinit, Zv/Kryeministër i Serbisë”, ka paralajmëruar Ramadani.

“Mandej, po pyesni ku dhe si po ndikon Rusia e Serbia? Festoni tash se si një vend i NATO-s ia dhatë një shpërblim Rusisë e Serbisë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat