Ahmet Isufi: UÇK-ja dhe lufta e saj është historia më e lavdishme e popullit tonë prej Skënderbeut e këndej

Aktuale

Ahmet Isufi: UÇK-ja dhe lufta e saj është historia më e lavdishme e popullit tonë prej Skënderbeut e këndej

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:31
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ishte mysafir i emisionit “Sofra e Saliut”, në televizionin DTV.

Isufi ndër tjera ka folur edhe për njollosjes e UÇK-së.

Ai thotë se, UÇK-ja po njolloset me vet faktin që po paraqiten ende njerëz në Kosovë që e dëmtojnë imazhin e UÇK-së.

Sipas tij, këta njerëz e kanë atë ndjenjen që s’kanë marrë pjesë, por tash janë kundër.

Ai shprehet se ka edhe interesa të tjera të armiqëve tanë që investojnë në këtë drejtim.

“UÇK-ja dhe lufta e saj është historia më e lavdishme e popullit tonë prej Skënderbeut e këndej”, potencon ai.

Ai tergon tutje pse e tha këtë për UÇK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat