“Ramushi e përmbledhi grusht oficerin rus”, Ahmet Isufi tregon si u rrahën me KFOR-in rus pas luftës në Kosovë: Më kapi dhe...

Aktuale

“Ramushi e përmbledhi grusht oficerin rus”, Ahmet Isufi tregon si u rrahën me KFOR-in rus pas luftës në Kosovë: Më kapi dhe...

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:06
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi është pyetur për konfrontimin e Ramush Haradinajt me KFOR-in rus në Llozicë, pas luftës në Kosovë.

Isufi shprehet se taksirati të zenë nganjëherë hiç pa e lyp.

Ai tregon se si filloi ky konfrontim.

“Na kishim marr vesh se në Llozicë është një kontigjent rus, se ka po kalojnë qytetarët aty po i maltretojnë”, tregon Isufi.

Ai shprehet se kanë kontrolluar e maltretuar të gjithë, gratë, fëmijët, pleqtë...

“Na jemi nis për Malishevë me shku me me kriju një degë në Malisheve, pasi atëherë e krijuam partinë. Kur kemi shku aty, na i kemi pas armët me leje nga KFOR-i, tani kemi kalu në administrimin e UNMIK-ut, po kemi pas leje. Ata thanë me i dorëzu armët, e nuk ishim mësu me i dorëzu armët, sidomos rusëve që hiç nuk dallojnë prej serbëve, në kuptimin e shtetit po e them, janë përkrahës, janë vëllezër. Edhe thamë nuk i dorëzojmë armët. Aty tani kanë dashur me na ndalë, jemi nis këmbë i kemi lanë kerret i kemi mshel. Edhe kish qenë një oficer i tyre bukur i madh, ata insistimin e kishin te Ramushi, si duket e njihshin se kush është.

Isha unë Sabit Gashi e disa truproje të Ramushit aty, dulum përpara edhe tu u shty me ta, mua më kapi një oficer që ishte dy metra i gjatë. Më çoi prej toke, por i zuri duart me mu. Ramushi kur e ka pa ashtu i erdh inati, e përmbledhi (grusht), tani aty u ba llugë. Na i përmbledhëm mirë se ata nuk kenë të përgatitur për m’u rrokë... tani na mbuluan aty, erdhën nja 30 a 40, erdhën shumë, na ishim nja 4-5 vet. Na murrën në autoblinda na çuan në atë kampin ku e kishin aty, mirëpo për fat, për këtë miqtë duhe tmi dashur, me i përkrah për shkak se kur kanë marr vesh shtabi i ushtrisë tonë, i kanë telefonu anglezëve, kanë marre helikopterët dhe na kanë marrë në bazën e rusëve dhe prej aty tani jemi kanë në dorë të sigurtë të miqve tanë të fort, që anglezët, amerikanët, gjermanët i kemi miq të përjetshëm”, tregon Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat