Sizmologu Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

Aktuale

Sizmologu Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona.

Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”.

Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, tha ai.

Kritika të tilla ai kishte pasur edhe para gati tri vjetëve duke jep një mendim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat