Disa vende mbesin pa rrymë për shkak të shiut

Aktuale

Disa vende mbesin pa rrymë për shkak të shiut

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut disa lart-përçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër kanë bërë që disa lart-përçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

KEDS tha se aktualisht rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj.

Po ashtu është njoftuar se falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat