​Begaj viziton Junikun, nderon dëshmorët

Aktuale

​Begaj viziton Junikun, nderon dëshmorët

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas Komunës së Deçanit, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu, me të cilin ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

I shoqëruar nga kryetari Shehu, presidenti Begaj ka vendosur kurora lulesh të lapidari i dëshmorëve në Junik dhe kanë bërë nderime edhe të memoriali kushtuar heronjve në Betejën e Koshares.

Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, me Oda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare. Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Komuna e Deçanit sot ka shpallur presidentin Begaj “Qytetar Nderi”. Kreu i shtetit shqiptar të hënën do të merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt ku do të nderohet po ashtu me titullin “Qytetar Nderi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat