Presidentja Osmani takohet me ambasadorin gjerman, zbardhen detaje nga diskutimet

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin gjerman, zbardhen detaje nga diskutimet

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:27
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në këtë takim, Osmani dhe Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Gjithashtu, ata biseduan edhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

Në njoftimin për media, thuhet se në këtë takim, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat