Mesazhi “AP Kosovo Metohija” në numrat serbë kur lidhen në rrjetin e Kosovës- Haxholli iu bën pyetje ekspertëve të telefonisë

Aktuale

Mesazhi “AP Kosovo Metohija” në numrat serbë kur lidhen në rrjetin e Kosovës- Haxholli iu bën pyetje ekspertëve të telefonisë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 16:18
Fatmir Haxholli

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka shkruar në Facebook se numrave telefonikë të Serbisë iu shkon një “porosi propagandistike” kur lidhen në roaming në rrjetin e Kosovës.

Haxholli ka pyetur se a munden operatorët Vala dhe IPKO që të kundërpërgjigjen në njëfarë forme me porosi të tjera.

Një pyetje për profesionistët e telekomunikacionit. Meqë numrave të Serbisë, kur lidhen në roaming në rrjetin tonë, ju shkon kjo porosi propagandistike, ku referenca për RKS është, “AP Kosovo i Metohija”, a munden operatorët Vala dhe IPKO, që njëkohësisht në këta numra t’i lansojnë dy porosi: 1. Në Republikën e Kosovës, termi “Kosovë dhe Metohi” është term abuziv, dhe të (sapo) lidhurve në roaming t’ju shkoj porosia; 2. Ju urojmë qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës!”, shkroi ai.

Ai i ka pyetur gjithashtu juristët se “a ka hapësirë ligjore që në një nga Gjykatat tona, të shqyrtohet ndalimi i përdorimit dhe shpërndarjes publike të këtij termi”.

Paraprakisht, faleminderit për kontributin!”, shkroi Haxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat