Clark në Gjakovë, Gjini: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

Aktuale

Clark në Gjakovë, Gjini: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po qëndron në Kosovë dhe këtë e ka shfrytëzuar për ta vizituar edhe Gjakovën.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkroi se me Clarkun kujtuan “ditët e angazhimit për lirinë e vendit” dhe se folën edhe “për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.

Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Gjini.

SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat