“Me ne ose ka luftë”, gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës

Aktuale

“Me ne ose ka luftë”, gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës

Nga: A.Zh Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:08
Aleksandar Vuçiq

Jo rrallë herë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përdor retorikën luftënxitëse ndaj Kosovës. Ai në një deklaratë të lëshuar gjatë muajve të fundit, ka dhënë një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka lënë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, s’do të kenë Serbinë.

“Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vitet e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, kishte thënë Vuçiq në mars.

Për këto deklarime, atij i ka reaguar ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Maralusha ka paralajmëuar presidentin serb se nëse do të përdorë forcën ndaj Kosovës, lufta e shqiptarëve do të zhvendoset thellë brenda Serbisë.

“Një kujtesë shoqërore për Vuçiqin

Në rast se vendosoni të përdorni forcë kundër Kosovës, ne (shqiptarët) do të transferojmë luftën thellë në vendin tuaj.

Kjo do të arrihet përmes luftës jo konvencionale, për të cilën nuk jeni gati.

Planet operacionale për këtë lloj lufte (kundër vendit tuaj) janë në vend (janë zhvilluar në 20 vitet e fundit, dhe po përditërohen/përmirësohen vazhdimisht)”, ka shkruar gjenerali Maralusha./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat