E dhimbshme për familjen Raba në Rahovec, ky është i riu që vdiq pas aksidentit me motoçikletë

Aktuale

E dhimbshme për familjen Raba në Rahovec, ky është i riu që vdiq pas aksidentit me motoçikletë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Familja Raba nga Rahoveci mori një lajm të kobshëm orët e vona të së shtunës, pasi djali i tyre u aksidentua për vdekje teksa po ngiste motoçikletën.

Siç raportoi media, bëhej fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit, duke pësuar lëndime të rënda. 

Ai ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve teksa vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar.

Image
Adonis Raba

Media mëson se personi që vdiq tragjikisht në këtë aksident është Adonis Raba.

I ndjeri ishte nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.

Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat