Hamza takon gjeneralin Clark: Në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin

Aktuale

Hamza takon gjeneralin Clark: Në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 10:21
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar ish-gjeneralin e NATO-s që udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark.

Hamza është shprehur se gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera tha se Kosova është shtëpi e çdo amerikani.

“Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin. Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan”.

“Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi. Kosova është shtëpi e çdo amerikani”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat