Banesat për çiftet e reja, Dreshaj: Veç premtim i Kurtit, përdoret për kampanjë zgjedhore

Aktuale

Banesat për çiftet e reja, Dreshaj: Veç premtim i Kurtit, përdoret për kampanjë zgjedhore

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 10:16
Shemsedin Dreshaj

Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja thotë se premtimi i Kurtit lidhur me banesat për çiftet e reja është thjesht premtim.

Dreshaj si anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se nuk kanë marrë ndonjë ligj apo nëndraft për të debatuar lidhur me këtë çështje.

“Ky është vetëm njëri nga premtimet e kësaj Qeverie. Deri më sot nuk kemi asnjë informatë për ndonjë iniciativë në raport me këtë premtim. Pra, nuk ka asnjë ligj apo nëndraft që ka ardhur deri më sot për tu debatuar qoftë në Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ose edhe në Kuvend”, tha ai.

Por se a mundet të filloj një projekt i tillë gjatë këtij mandati, Dreshaj thotë se praktikisht është e pamundur dhe se një gjë e tillë mund të përdoret vetëm për kampanjë zgjedhore.

“Kjo praktikisht është e pamundur, tash jemi në vitin zgjedhor, fillojnë pushimet verore dhe mendoj që nuk do të rezultoj as edhe një iniciativë më e vogël në këtë drejtim. Mundet eventualisht ndonjë potez politik në raport me kampanjën zgjedhore por diçka më tepër nuk pres”, tha Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat