Kastrati i reagon Surroit dhe deputetëve të VV-së: A guxoni me fol? 

Aktuale

Kastrati i reagon Surroit dhe deputetëve të VV-së: A guxoni me fol? 

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:55
Ardian Kastrati dhe Veton Surroi

Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicistit Veton Surroi i cili tha se: ‘Është në interes të Kosovës të ketë të integruar identitetin kombëtar serb…sepse kjo është pjesë e identitetit të vërtetë të Kosovës’.

Kastrati nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka quajtur Surroin ‘mjeran që gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë’.

Po jetojmë në kohë të vështira, jo për shkak të luftës në Gaza e në Ukrainë, jo për shkak të situatës në Veri apo për shkak të situatës së rẽnduar ekonomike, por për shkak se, siç thoshte Umberto Eko: ‘Rrjetet sociale i kanë krijuar një foltore të madhe të gjithë idiotëve të botës ta shpalosin tërë idiotësinë e tyre.”, shkroi Kastrati.

Tutje ai iu drejtua edhe me një pyetje deputetëve të VV’së.

“Kam një pyetje për deputetët e VV-se që kanë qenë në UÇK dhe në Levizje, si ndihen ata për bashkëluftëtarët e tyre të vrarë dhe motrat shqiptare të dhunuara në emër të këtij identiteti kombëtar serb për të cilin flet Surroi?!

A guxoni me fol?  Apo nuk ju fusin në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme dhe mbeteni pa rroga.

Aman mos kërkoni vota në emër të patriotizmit, punoni diçka tjeter, për shembull për çështje të ambientit, se na myti bërllogu, që bile për dicka me ja u pa hajrin Kosova.

Veshët n’lesh me axhin, a!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat