Qalaj: S’ka asgjë për sigurime shëndetësore për Policinë

Aktuale

Qalaj: S’ka asgjë për sigurime shëndetësore për Policinë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:37
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se gjitha premtimet që Vetëvendosje i ka dhënë asnjëra nga to nuk është realizuar, e as ajo për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës.

’Gjitha premtimet që i ka dhënë Qeveria Kurti, jo vetëm për institucionet e sigurisë por edhe për të tjerat, asnjëra nuk është realizuat'’, thotë ai.

Qalaj, tregon se çështja e sigurimeve shëndetësore nuk është diskutuar në komisionin ku ai është anëtar, pra në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e madje sipas informacioneve të tij, kjo gjë nuk është diskutuar as në Kuvend, Qeveri apo në Ministrinë e Brendshme.

‘’Sa i përket Policisë, nuk ka asnjë diskutim, as në komision e sa kam unë njohuri as në Kuvend e as në Qeveris e as në ministri. Ju e dini se janë disa kërkesa nga Sindikata e Policisë së Kosovës ndaj Qeverisë e ku përfshihet edhe sigurimi shëndetësor, mirë po me sa kam unë informata nuk ka asgjë për këtë’’, deklaron ai.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, thotë se janë duke kërkuar vazhdimisht që të plotësohen kërkesat e tyre, por që një gjë të tillë deputetët e pozitës po e injorojnë.

’Ne jemi duke kërkuar vazhdimisht që të plotësohen kërkesat e policisë, por deputetet e pozitës po tregojnë injorim dhe nervozizëm’’, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat