Kadrijaj e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:33
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se sigurimi për Policinë e Kosovës është determinuese, por se sipas saj Qeveria Kurti një gjë të tillë nuk e ka bërë akoma.

‘’Jo në fakt nuk ka. Sigurimin shëndetësor të Policisë ishte dashur të siguroj Ministria e Shëndetësisë. Është determinuese që Policia të ketë sigurim shëndetësore, por kjo Qeveri çdo vit ka thënë se do e sjellin në Kuvend këtë ligj, por nuk e kanë sjellë’’, thotë ajo.

Kadrijaj, megjithatë thotë se mund të ketë diçka ‘’kozmetike’’ rreth kësaj çështje.

‘’Mundën me bërë diçka kozmetike, sepse kjo Qeveri e ka përformancën zero’’, deklaron ajo.

Deputetja e AAK-së, thekson se këtë vit Qeveria Kurti mund bëjë ngritjen e pagave, për shkaqe elektroale.

‘’Meqë jemi në vitin e fundit, për shkaqe elektorale, mund të i ngritin pagat, por shpresojmë të ketë edhe sigurime shëndetësore’’, deklaron ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat