Deputeti i Guxo: Nuk besoj se ka sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës këtë mandat

Aktuale

Deputeti i Guxo: Nuk besoj se ka sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës këtë mandat

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:08
Ekrem Mustafa

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Ekrem Mustafa, thotë se ligji për sigurime shëndetësore për Policinë e Kosovës, është kthyer që nga fillimi.

‘’Kjo është kthyer edhe njëherë nga fillimi, sepse çdo qeveri është marr me sigurime, por defakto nuk kanë bërë asgjë me sigurimet. Kanë bërë diçka, por nuk e kanë bërë të dëshiruarën’’, thotë ai.

Deputeti Mustafa, thotë se sa i përket sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës, ato janë nëproces, por se nuk e di se kur mund të mbarojnë.

‘’Janë në proces e sipër, janë duke u draftuar, nuk e di deri ku kanë mbërri, kam pasur informacione që janë formuar grupet, por nuk e di kur do të përfundojnë’’, deklaron ai.

Deputeti i shumicës parlamentare, megjithatë shprehet skeptik se sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës, mund të bëhet brenda këtij mandate qeverisës.

 ‘’Unë kur e kam marr mandatin, kam besu se mundemi me përfundu brenda këtij mandati, por nuk besoj se mundet me përfundu brenda këtij mandati’’, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat