Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova”, e ndarë nga Abdixhiku

Aktuale

Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova”, e ndarë nga Abdixhiku

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 07:35 Përditësuar në ora: 11:21 më 23.06.2024
Wesley Clark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark u mirëprit në takim nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark u mirëprit me duartrokitje nga shumë njerëz, sa dhe u habit kur hyri në panelin ku do të fliste.

Ai shprehet se shumë njerëz e pyesin rreth suksesit të Kosovës, në momentin kur intervenoi NATO, dhe pse ky sukses kur shumë vende të tjera janë ende në luftë.

Clark u përgjigj shkurt, tha se kjo shkaku i LDK-së.

“Njerëz të Kosovës, ju ishit atje që nga fillimi, ju ishit një inspirim. Njerëzit shpesh më pyesin, cila është diferenca që kur NATO intervenoi në Kosovë pati sukses, por jo kur shkoi në Libi, në Irak apo edhe Afganistan, ata janë ende duke luftuar? Është një gjë shumë e thjeshtë, LDK-ja”, u shpreh Clark.

“Sa herë vij këtu, jam i mahnitur nga progresi i Kosovës”.

Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova”, e ndarë nga Abdixhiku

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark është dekoruar me “Dr. Ibrahim Rugova” nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK].

Clark u nderua me dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Gjenerali, Clark ka falenderuar LDK-në, duke shtuar se sa herë kthehet ë Kosovë befasohet nga progresi që është bërë.

“Faleminderit shumë Lidhja Demokratike e Kosovës, sa herë që kthehem këtu, befasohem me progresin që është bërë”, tha gjenerali Clark.

Ndërsa, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij theksoi se gjenerali Clark është pjesë e historisë së republikës së Kosovës. Abdixhiku ka falënderuar për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

‘’Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe’’, ka theksuar Abdixhiku.

Ndryshe, Wesley Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë. Ai kaloi 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke marrë shumë dekorata ushtarake, disa tituj nderi dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Clark arrin në Kosovë, mirëpritet nga Abdixhiku

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, ka arritur sot në Kosovë.

Ai është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adixhiku në selinë qendrore të subjektit politik.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku, do ta nderojë Gjeneralin Clark me “Dekoratën Dr. Ibrahim Rugova”, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Clark është mirëpritur edhe nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili.

Clark do të vizitojë Kosovën, takohet me Abdixhikun

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë sot për vizitë në Kosovë.

Clark do të pritet sot nga ora 09:00 nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova.

Ai i ndan ate për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat