Tha se Kurti është rekrutuar nga serbët/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan ka dy fjalë për Haradinajn!

Aktuale

Tha se Kurti është rekrutuar nga serbët/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan ka dy fjalë për Haradinajn!

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2024 Në ora: 07:01
Albin Kurti

Nuk është hera e parë që kryetari i AAKs-ë, Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia.

Ai edhe mbrëmë ka thënë një gjë të tillë.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.

Haradinaj deklaroi se Kurti zbaton agjendën ruse, që bie ndesh me interesat e Kosovës.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj deklarate të Haradinaj ka reaguar ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, duke thënë se siç duke Haradinaj e paska mizën ndër kapuç!

“Ramush Haradinaj prapë është t’u e akuzuar Albinin se është rekrutuar nga BIA serbe, kjo do me thënë se Ramushi e paska mizën ndër kapuç!”, shkruan ish-gjenerali usharak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat