Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Aktuale

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 23:09
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e komisionit për legjislacion, kanë hartuar një dokument që quhet Kodi i sjelljes së deputetëve. Aty specifikohet saktësisht se çka është shkelje e lehtë e çka e rëndë dhe se si do të ndëshkohen deputetët për sjellje të tilla. Ato do t’i shqiptojë një Komision i Etikës i cili do të kryesohet nga shumica parlamentare. Ndërkohë që ky dokument ende nuk ka dal për votim në seancë plenare, por kryesia e Kuvendit e ka miratuar për rendin e ditës.

Për skenat e grushteve, e deri tek rastet kur veshjet e deputetëve nuk janë adekuate por edhe përdorimi i telefonit apo edhe laptopit kur shkakton pengimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit pritet që të ndëshkohen.

Kodi i sjelljes së deputeteve të Kosovës i cili po pret që të votohet nga ligjvënësit, parasheh dënime me gjobë për ata që nuk respektojnë këtë kod.

Specifikisht neni 17 dhe 18 i këtij dokumenti tregon se çka konsiderohet shkelje e lehte e çka e rëndë.

Pengimi i mbarëvajtjes së seancës (pasthirrma, zhurmimi dhe ndërprerja e fjalës, e të ngjashme; 2. Përdorimi i celularit ose i laptopit, në atë mënyrë që pengon mbarëvajtjen e seancës; 3. Mosrespektimi i Kodit të veshjes për seancat dhe ngjarjet e tjera, ku ai/ajo merr pjesë si përfaqësues i Kuvendit.

Përdorimi i dhunës fizike; 2. Përdorimi i fjalëve, frazave ose sinonimeve që poshtërojnë personat e tjerë ose cenojnë dinjitetin e tyre; 3. Shpërdorimi i pozitës për përfitimin e interesave personale, për interes të një individi, grupeve të biznesit ose të një grupi tjetër, me qellim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë; 4. Nxitja e urrejtjes, intolerancës, dhunës, apo ngacmimi seksual; 5. Ushtrimi i presionit ndaj nëpunësve civile dhe punonjësve të tjerë në shërbimet parlamentare, gjatë kryerjes së detyrës së tyre të punës;Disa raste të tilla ka pasur edhe në seanca të këtij legjislativi, siç ka qenë rrahja ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Për të gjitha këto shkelje të rënda, kur të miratohet Kodi i Sjelljes, deputetëve mund tu kushtojë me mospjesëmarrje në seancë e deri tek përgjysmimi i pagës.

Vërejtje me shkrim; 2. Në rast të shkeljes së rendë të përsëritur, deputetit/tes i shqiptohet vërejtje me shpallje publike në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme të Kuvendit: 3. Suspendimi nga pjesëmarrja deri në tri (3) seanca plenare, varësisht nga niveli i shkeljes se kodit. 4. Suspendimi nga pjesëmarrja deri në tri (3) mbledhje të komisioneve, varësisht nga niveli i shkeljes së kodit 5. Sanksionet financiare që përfshinë deri ne 50% të pagës bazë;

Ndërkohë, që këto dënime për sjellje joparlamentare deputetëve do t’ua shqiptojë një komision që do të krijohet pas miratimit në seancë të këtij dokumenti.

Komisioni i Etikës siç është vendosur që të quhet do të udhëhiqet nga partia në pushtet kurse pozita e nënkryetarit/res do t’i takoj opozitës.

Në këtë dokument që është propozuar nga deputeti Besnik Tahiri, deputetët do të ndëshkohen edhe kur keqpërdorin resurset e Kuvendit përfshirë edhe stafin e Kuvendit por edhe për raste të ngacmimeve seksuale./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat