“Keni me i bo paret” – Për 120 mijë kërkuan 240 mijë € ose ‘bombën’, detaje nga dosja e Prokurorisë për fajdexhinjtë

Aktuale

“Keni me i bo paret” – Për 120 mijë kërkuan 240 mijë € ose ‘bombën’, detaje nga dosja e Prokurorisë për fajdexhinjtë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Grupi kriminal i kapur pas aksionit në Pejë nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të fajdes, detyrimit e rrëmbimit ka dalë sot para Gjykatës.

Ndaj Idriz Hajrizi, Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Anes Pakashtica është kërkuar masa e paraburgimit nga Prokuroria për shkak se janë plotësuar kushtet e parapara sipas dispozitave ligjore.

Media ka siguruar dosjen e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë dhe arsyetimin për përfshirjen e të dyshuarve në veprat me të cilat ngarkohen.

Në raportet dhe takimet që kanë qenë cak i hetimit, është zbuluar se të dyshuarit Anes Pakashtica dhe Idriz Hajziri nga të dëmtuarit kanë kërkuar 240 mijë euro edhe pse investimi i tyre ishte 120 mijë euro.

Paratë i kanë i kërkuar duke i kërcënuar viktimat se do i gjuajnë me bombë, e po asntu me kërcënime të tjera – që në çdo formë “keni me i bo paratë”

“Takimi i dates 20.06.2024 në mes të viktimave me të pandehurin Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi ku ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120.000, mirëpo nga të dëmtuarit kërkon që t’ia paguaj 240.000 në të kundërtën do të ju gjuaj bombe në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme.

Po ashtu ne këtë takim i pandehuri Idriz i kërcënon dy të dëmtuarit me fjalëvtë ndryshme dhe kërkon që të paguhen shuma prej 240 mijë sepse do të kenë problem me të dhe i drejtohet me fjalët “unë jau q* atë nonë”, “nuk nuk për korkond hiç keni me i bo paret.”

Grupi i dyshuar po ashtu e kanë përcjellë viktimën më pas e kanë rrëmbyer, për çka i dyshuari Irfan Pakashtixa e ka pranuar se për të kryer këtë vepër ata angazhuan “R.Dajën”

“Y. D deklaron se si është rrëmbyer nga personi Ragip Daja dhe si të pandehurit Anes, Valbona dhe Irfan Pakashtica janë duke e detyruar që për shumén 120.000 euro t’u paguaj shumën 240.000 euro“, shkruhet aty.

Në pikën 8 të kërkesës thuhet se viktima Y.D ka konsumuar një sasi të madhe te medikamenteve si pasojë e presionit nga të dyshuarit dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Provat tjera të grumbulluara gjatë hetimit, duke aplikuar edhe masa të fshehta, kanë zbuluar se të dyshuarit Irfan Pakashtica dhe Valbona Pakashtica, në njërën nga bisedat në telefon kanë planfikuar joshjen e një biznesmeni dhe përmendjen e milionave asuro në Dubai.

“Transkripti i përgjimeve i datës 13.04.2024 në mes të pandehurës Valbona dhe Irfan ku ky i fundit kërkon nga e pandehura se si të përqafoj një person-biznismen se si të shtiret kishe po i shkojnë lotët, si ta puth dhe pastaj te t’i thot se mu kurrkush sum ka puth e as nuk më ka prek në trup kur po më bien mend Irfani jam muju me harru, kam fillu një simpati ndaj teje po mundona me ndi diçka ndaj teje..po ashtu i pandehuri Irfan i drejtohet te pandehurës Valbona se ne kemi pasuri miliona ne Dubai”.

Në kërkesën për masën e paraburgimit, Prokuroria ka vlerësuae se ekziston edhe rreziku i arratisjes, për shkak se të pandehurit Irfan dhe Valbona Pakashtica gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore kishin planifikuar që të largoheshin nga Kosova, tëë shisnin pasurinë dhe të shpërnguleshin jashtë, e po ashtu edhe i pandehuri Idriz Hajrizi, për një kohë kishte jetuar jashtë Kosovës.

Sipas Prokurorisë, lënia e në liri pengon edhe rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat