Ramadani: Ivan Stoilkoviq si Aleksandar Vulin, të ngjashëm në karaktere, ndërsa të njëjtë në qëllime

Aktuale

Ramadani: Ivan Stoilkoviq si Aleksandar Vulin, të ngjashëm në karaktere, ndërsa të njëjtë në qëllime

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:16
Ivan Stoilkoviq dhe Aleksandar Vulin

Burim Ramadani përmes një shkrimi në rrjete sociale ka thënë se Ivan Stoilkoviqi i cili është propozuar për Zv/Kryeministër të Maqedonisë së Veriut është njejtë si Aleksander Vulini, i cili ka po të njëjtën detyrë në Serbi.

Sipas Ramadanit, Vulini dhe Stoilkoviqi janë të ngjashëm në karaktere, ndërsa të njëjtë në qëllime, duke shtuar se “qëllimet anti-shqiptare janë krejtësisht të shprehura nga këta të dy”.

Shkrimi i plotë:

Ivan Stoilkoviq si Aleksandar Vulin

- mbështetja për të do të rrezikonte interesat e stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

Stoilkoviqi është propozuar për Zv/Kryeministër të Maqedonisë së Veriut derisa Vulini ka të njëjtën detyrë në Serbi.

Nuk besoj se kjo është rastësi.

Në maj 2023, pak ditë pasi Vulin, Stoilkoviq dhe Dodik patën vizituar së bashku Moskën, pak zëra patëm reaguar ndaj kësaj tresheje qëllimkeqe në Ballkan.

Vulini dhe Stoilkoviqi janë të ngjashëm në karaktere, ndërsa të njëjtë në qëllime.

Qëllimet anti-shqiptare janë krejtësisht të shprehura nga këta të dy.

Shpresoj që Ivani do të dështojë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat