Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për shqiptarët

Aktuale

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për shqiptarët

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 10:14
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genc Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.

Osmani thotë se Ulqini mbetet si shtëpi e dytë për kosovarët.

“Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Osmani shton se “si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat