Ish-ministri tregon se çfarë do të diskutohet në takimin Kurti – Vuçiq

Aktuale

Ish-ministri tregon se çfarë do të diskutohet në takimin Kurti – Vuçiq

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 06:38
Sadri Ferati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

E për këtë temë, ish-ministër i MAPL-së, Sadri Ferati ka thënë se pala kosovare ka kërkuar që të realizohen të gjitha pikat e marrëveshjes, ku siç tha ai, duke përfshirë edhe njohjen e dokumenteve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Ndërsa, sipas Feratit, pala serbe ka kërkuar që të bëhet Asociacioni.

“Nga ato që kemi dëgjuar më herët dhe informacionet e ditëve të fundit, pala kosovare ka kërkuar që të mos ketë përjashtime që të realizohen të gjitha pikat e marrëveshjes duke përfshirë edhe njohjen e dokumenteve të Kosovës nga ana e Serbisë, ndërsa pala serbe ka insistuar që të bëhet njëherë asociacioni pastaj ta shikojmë. Ajo se çfarë ka qenë fillimisht e njohur pra është se të gjitha palët janë pajtuar në Bruksel e pastaj në Ohër që të zbatohet marrëveshja duke përfshirë edhe pikën 9- marrëveshjet deri tashme e kemi këtë ngecje deri këtu”, ka deklaruar Ferati në emisionin “Ditari”.

Derisa ai shtoi se Integrimi është kushtëzuar siç tha ai, pikërisht me Asociacionin.

“Asociacioni është ajo që nuk shihet saktë se si do të procedohet më tutje. Integrimi nuk ndodhë vetëm me deklarime veçse ne dëshirojmë që ata kanë të drejta të fuqishme, kanë mundësi të barabarta dhe të ndërtojnë perspektivë të përbashkët, mirëpo ata integrimin e kanë kushtëzuar pra pikërisht me Asociacionin”, shtoi Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat