Njohësit e drejtësisë i konsiderojnë të vështira aksionet e policisë kundër fajdexhinjve

Aktuale

Njohësit e drejtësisë i konsiderojnë të vështira aksionet e policisë kundër fajdexhinjve

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 06:33
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale, dje dhe sot kanë kryer aksion në Pejë, Gjilan dhe Prishtinë, ku janë arrestuar persona të përshirë në fajde. Për këtë, njohësit e drejtësisë thonë se këto raste janë vështirë të trajtueshme. Ndërsa njohësit e sigurisë vlerësojnë se Policia do të vazhdojë me aksione të tilla.

Aksionin e filluan në orët e para të mëngjesit.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, arrestuan të enjten dy persona në Pejë dhe tre në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale “fajde”.

E njohësit e drejtësisë, vlerësojnë se në mungesë të provave, të akuzuarit edhe po lirohen në procedura të rregullta.

“Normalisht ka pas raste në të kaluarën kur personat e caktuar janë liruar nga Gjykata dhe është vlerësuar se nuk ka kushte për caktimin e paraburgimit, apo ndonjë mase tjetër për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, e kjo i ka kushtuar pastaj Gjykatës me shmangie të arrestuarve apo të pandehurve nga drejtësia duke u arratisur, apo duke ikur nga vendi nga Republika e Kosovës”, tha Lavdim Makshana, hulumtues në IKD.

E avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi thotë se trajtimi i këtyre rasteve, është vështirë i realizueshëm nga ana e gjykatave.

“Janë si raste mjaftë të vështira, kam qenë edhe unë në këto raste, janë bukur problem për t’u vërtetuar për arsyeje se ligji precizon saktë, thotë kushdo që e shfrytëzon gjendjen e rëndë ekonomike të tjetrit, derisa në praktikën gjyqësore unë kam parë dhe e kam mbrojtur personin që ka marrë para për të bërë ndërtesa për të rritur biznes, prandaj kjo bie ndesh me këtë dispozitën strikte e cila është, megjithatë puna e policisë është për tu përshëndetur”, tha avokatja.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se aksionet e ngjashme të policisë, do të vazhdojnë edhe tutje.

“Aksioni që rrjedhin ë bashkëpunim midis policisë dhe prokurorinë edhe në Prishtinë edhe në Pejë, tregon dhe normalisht shpërfaqje publike, kanë një impakt për komunitetin gjegjësisht për publikun që këto vepra po luftohen me të madhe, edhe policia do të jetë në bashkëpunim me drejtësinë në këtë rast prokurorinë në parandalim dhe luftim të këtij lloji të kriminalitetit”, tha ai.

Të premten, Policia e Kosovës, kreu aksion tjetër për fajde në komunën e Gjilanit, me ç’rast u arrestuan dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat