Ky është parashikimi i gazetarit Kërquki për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme

Aktuale

Ky është parashikimi i gazetarit Kërquki për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:30
Leonard Kërquki

Leonard Kërquki, drejtuesi i emisionit Pressing ka bërë një parashikim të rezultatit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se nuk beson që VV do marrë 50 për qind sipas tij rezultati do jetë tek 40%.

“Nuk besoj se i ka 50% Vetëvendosje, mendoj se është tek 40%, aty sillet edhe me përqindje edhe me deputet.Nuk besoj se Albin Kurti do të arrijë ta bëjë vetë një qeveri të ardhshme. Mendoj se qeveria e ardhshme ka qenë shumë më e balancuar se qeeveria aktuale“, tha ai në Blic Interview.

Ndërsa për vendin e dytë theksoi garë në mes të PDK-së dhe LDK-së.

“Për vendin e dytë sinqerisht mendoj se është mes PDK-së dhe LDK-së. PDK-ja është e bindur se është e dyta edhe LDK-ja po ashtu. Duhet me pa fushatën e Bedri Hamzës sepse shpallja e kandidaturës edhe ndërtimi se si do t’ia bëjë fushatës janë dy gjëra të ndryshme. Edhe unë kam nevojë të shoh nëse janë kompakt PDK-ja dhe Bedri Hamza. Nga ana tjetër LDK-ja është shumë më e konsoliduar si parti, Lumir Abdixhiku e ka nën kontroll LDK-në plotësisht. Si kryetar i LDK-së është në pozitë shumë më të mirë se Memli Krasniqi.Nga ana tjetër PDK-ja ka struktura shumë më të forta, ka autoritete lokale shumë më të forta se LDK. Mënyra se si do ta bëjnë fushatën ka me determinu se kush do të jetë përpara LDK apo PDK.  AAK-NISMA besoj se janë diku tek 70-80 mijë vota” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat