Gërvalla nga Vjena: Kërkova përshpejtim të procesit të anëtarësimit në BE

Aktuale

Gërvalla nga Vjena: Kërkova përshpejtim të procesit të anëtarësimit në BE

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:12
Ministrja e Punëve të Jashte dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashte dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qëndruar në Austri, ku mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka thënë mes tjerash se në dy panele ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ajo.

Gërvalla tutje ka thënë se e ka ritheksuar mbështjen e Kosovës ndaj Ukrainës.

“Pashmangshëm diskutuam edhe për agresionin rus në Ukrainë duke vënë në pah mbështetjen dhe solidaritetin e pakusht të Kosovës për Ukrainën”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat