Sylë Hoxha: Përgëzoj policinë dhe prokurorinë për operacionin kundër fajdesë, të dyshuarit të marrin dënimin e merituar

Aktuale

Sylë Hoxha: Përgëzoj policinë dhe prokurorinë për operacionin kundër fajdesë, të dyshuarit të marrin dënimin e merituar

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 22:49
Ish-prokurori, Sylë Hoxha

Ish-prokurori, Sylë Hoxha, njëherësh avokat e ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe prokurorinë për operacionin e djeshëm dhe të sotëm kundër fajdexhinjve.

Në emisionin “FIVE”, Hoxha ka thënë se tashmë vepra penale “Fajdeja” është shndërruar në dukuri në Kosovë teksa ka shprehur besimin e tij të plotë në organet e rendit për të parandaluar aktivitetet e tilla kriminale.

Do e përgëzoja policinë dhe prokurorinë për këtë aksion, ishte mjaft i suksesshëm dhe mjaft i mirë. Vepra penale “Fajdeja” është bërë dukuri në Kosovë, dhe unë tash kam besim të plotë në policinë dhe prokurorinë e shtetit, kemi njësi të specializuara dhe prokurorë të profilizuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Hoxha.

Ai thotë se shpreson se pas mbledhjes së provave të mjaftueshme, të dyshuarit të marrin dënimin e merituar në lidhje me këtë vepër penale.

Ndryshe, sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri më tash janë arrestuar 7 persona të përfshirë në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në operacionet që pati dje dhe sot në rajonin e Prishtinës, të Pejës dhe të Gjilanit.

“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat