Hisen Berisha i PDK-së vizitë ambasadorit Martin Berishaj: Autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë

Aktuale

Hisen Berisha i PDK-së vizitë ambasadorit Martin Berishaj: Autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 22:01
Foto nga takimi

Hisen Berisha i PDK’së është takuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook tha se gjatë vizitës së tij në Zagreb, Berisha i organizoi atij një pritje përtej protokollit diplomatik.

“Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogajt, etj”.

Tutje, ai thuri disa lavde për Berishajn, duke e vlerësuar si njeri me ‘autoritet dhe nder në nivel të lartë’.

“Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!”.

Kujtojmë se ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb, në vitin 2022 është raportuar se u implikua në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat