​Tahiri tregon problemin kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial

Aktuale

​Tahiri tregon problemin kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 20:17
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri “ka gjetur” problemin kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se me modelin përbërës të KPK-së po cenohet që i delegohet nga Kushtetuta.

"Në Komisionin për Legjislacion theksova se problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes të KPK-së është duke u cenuar pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës. Kjo përbërje mundëson ndikim direkt politik nga qeveria. Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë", ka thënë Tahiri.

Tahiri ka paralajmëruat se kjo do të ndalet në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat