Përballja e re Kurti-Vuçiç/ Canaj: Një ndër çështjet që nuk hiqet nga bisedimet është Asociacioni

Aktuale

Përballja e re Kurti-Vuçiç/ Canaj: Një ndër çështjet që nuk hiqet nga bisedimet është Asociacioni

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 19:38
Blerim Canaj

Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se nga takimi Kurti-Vuçiç nuk pret asgjë të rëndësishme.

Canaj: Në sytë e mi është më shumë një tendencë që të mbahet disi vazhdimi dhe në këtë mënyrë edhe Lajçak ta arsyetojë pagën e vet.

Njëkohësisht edhe të dyja palët do të ulen në tavolinë pasi po e shohin që mosshkuarja në takim pastaj i bie që njëra palë apo tjetra nuk është konstruktive në dialog dhe mund të ketë pasoja.

Nga takimi nuk pres asgjë të rëndësishme, por thjesht do të futen disa çështje në takim si çështja e urës së Ibrit, pastaj çështja e dinarit me siguri do të diskutohet.

Por diçka që nuk hiqet nga tavolina është edhe çështja e Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat