Operohet në QKUK, deputeti i PDK-së: Gjendja në klinikë si në Gaza dhe në Ukrainë

Aktuale

Operohet në QKUK, deputeti i PDK-së: Gjendja në klinikë si në Gaza dhe në Ukrainë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:48
Ardian Kastrati

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati përveç falënderimit për stafin mjekësor në QKUK ka hedhur edhe kritika drejtuar “regjimit të Kurtit” siç i quan ai.

Sipas Kastratit gjendja në klinikën ortopedike në disa aspekte është e krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza dhe në Ukrainë.

“Stafi mjekësor aty është në nivele të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë, mirëpo ata punojnë me paga të ulëta dhe në kushte të mjerueshme. Disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë. Për këto dhe arsye tjera mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova”, ka shkruar Kastrati.

Sipas Kastratit, pas katër vite qeverisje kjo nuk mund të justifikohet me 20 vite “shkatërrim” sepse sipas Kastratit ka gjëra që mund të ndërrohen për vetëm katër ditë, si: blerja e çarshafëve për shtretër, blerja e poçave elektrik dhe pajisjeve elementare për banjo duke e ilustruar gjendjen në klinikë edhe përmes fotove në postimin e tij.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që deputeti i PDK-së i nënshtrohet operimit në QKUK në dy vitet e fundit duke paralajmëruar mungesën e tij disajavore në kuvend për tu rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat