KQZ-ja miraton ndryshimin e formatit të kabinave të votimit

Aktuale

KQZ-ja miraton ndryshimin e formatit të kabinave të votimit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, ka marr vendim që të miratohen specifikat e kabinave, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë mbledhje, po ashtu u miratua vendimi për largimin e sprejit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

“Kemi marrë parasysh rekomandimet dhe të vëzhguesve ndërkombëtar dhe atyre vendor gjatë proceseve të kaluara lidhur me kabinat e votimit, për përshtatshmërinë e tyre për personat me aftësi të kufizuara”, tha anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ-së gjë që do të kursente buxhetin e  shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshillë i operacioneve ligjore”.

Ndërkaq, anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi tregon përshtatshëmrinë e kabinave të reja.

“Kabina në formatin është e përshtatshme për vendosjen ne tavolina në qendra votimit për dallim  prej herëve tjera ky dimension është me i gjerë dhe me i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndërvepruar edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat