Komisioni Hetimor për tekstet shkollore i jep afat shtesë DKA-së për përgjigjet e kërkuara

Aktuale

Komisioni Hetimor për tekstet shkollore i jep afat shtesë DKA-së për përgjigjet e kërkuara

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 11:30
Komisioni Hetimor Parlamenta

Komisioni Hetimor Parlamentar ka dhënë 5 ditë afat shtesë Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) për të dorëzuar informacionet e kërkuara në lidhje me subvencionimin e teksteve arsimore, në të kundërtën do nisë procedurë penale.

Tri ekspertë janë përzgjedhur për të vlerësuar procesin e subvencionimit, ndërsa diskutimet për propozimet e tjera do të vazhdojnë në mbledhjen e ardhshme të komisionit.

“Prej 9 personave, komisioni me dakrodim i ka zgjedhur tre në fusha të ndryshme, Fikret Ibrahimi, Bashkim Mustafa, dhe Ilmi Jashari”, ka bërë të ditur kryetari i këtij Komisioni, Shemsedin Dreshaj.

Ndërsa, lidhur me procesin e mëtutjeshëm, anëtarët e këtij komisioni thanë se duhet vazhduar me propozimet tjera.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka theksuar se nga sot do duhej të bëjnë propozime e ne mbledhjen e ardhshme ti aprovojmë.

Ndërkaq në lidhje me komunikimin e drejtorive komunale arsimore, është thënë se Istogu, Mitrovica, Gjakova, Prizreni ishin prej komunave më bashkëpunuese.

Deputeti Haxhiu, ka kërkuar të dijë nëse ka listë të përfituesve.

“A i kanë marrë para 1 shtatorit, na duhet lista e përfituesve, duhet të dihet saktë se kur dhe sa mjete janë shpenzuar, sepse ka pas familje qe i kanë tre nxënës e janë furnizuar vetëm një”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Dreshaj ka thënë do të ketë afat shtesë prej 5 ditëve dhe do të kërkohet për ata që nuk i kanë dërguar informacionet, në rrugë penale, për ata që nuk i përgjigjen kërkesës së komunikimit për secilin dokument veç e veç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat