Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj Rade Basara në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj Rade Basara në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:06
Pamje nga Gjykata

Në rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit, sot seanca gjyqësore ishte e planifikuar për të marrë fjalën përfundimtare.

Prokurori Special, Burim Çerkini, ka vendosur tërheqjen nga ndjekja penale e Rade Basares, duke theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vazhduar me akuzën e pjesëmarrjes në grup të organizuar dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“D.m.th. të gjitha dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët, veçanërisht provat materiale të siguruara me urdhëresë gjykatore, nuk e dëshmojnë se veprimet e të akuzuarit Rade Basara përmbajnë elementë të veprës penale pjesëmarrjes në grup të organizuar, që lidhet me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Prandaj, Prokuroria Speciale, bazuar në këto prova, ka vendosur tërheqjen nga ndjekja penale për të akuzuarin Rade Basara. Kjo çështje penale gjithashtu ka të pandehur të tjerë, ku udhëheqësit e grupit kriminal janë në arrati”, ka deklaruar Çerkini, në seancën e sotme gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat