Arrestimi i grupit kriminal: Dyshohet se i dhanë 120 mijë € me fajde dhe kërkuan rreth 250 mijë në këmbim

Aktuale

Arrestimi i grupit kriminal: Dyshohet se i dhanë 120 mijë € me fajde dhe kërkuan rreth 250 mijë në këmbim

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:42
Pamje të publikuara nga Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me disa të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. 

Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim” dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre.

Njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi, ndërsa në mesin e të arrestuarve, burimet thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj.

Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka kërkuar në total rreth 250 mijë euro, për më pak se 150 mijë euro që janë dhënë me fajde.

Arrestimi i Hajrizit dhe disa të dyshuarve të tjerë u realizua në një kafeteri në Pejë, ndërsa bastisjet u zhvilluan në disa lokacione të ndryshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat