Deputeti i LVV-së ia hedh fajin opozitës për mos shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

Deputeti i LVV-së ia hedh fajin opozitës për mos shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:33
Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke folur për zgjedhjet tha se Lëvizja vetëvendosje nuk e përcakton afatin e zgjedhjeve.

‘Për zgjedhjet e rregullta afati është i përcaktuar, Kushtetuta e parasheh, zgjedhjet mund të shpallen 60 ditë përpara e më së voni 30 ditë përpara para datës së konstituimit të Kuvendit dhe kjo mund të parashikohet me 21 ose 22 mars të 2021 është konstitu Kuvendi ndërkohë që 6 muaj ose 4 muaj më herët duhet të shpallen zgjedhjet. Dhe në cilin do version nga shtatori hyjmë në periudhën zgjedhore ku shpallen zgjedhjet e rregullta.”, tha ai.

Ai tha se ishin të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por për një gjë të tillë ia la fajin opozitës.

“Nëse do të kishte pajtueshmëri të gjërë në ishim të gatshëm të shkurtonim mandatin e rregullit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat