Duda Balje kritikon punën e Komisionin për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës

Aktuale

Duda Balje kritikon punën e Komisionin për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:14
Duda Balje

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Duda Balje, ka kritikuar punën e komisionit për këtë kategori.

Ajo ka deklaruar se nuk është e kënaqur me përcjelljen e Komisionit ndaj viktimave.

 “Kemi pasur takime të shumta në Komisionin për vlerësim i cili është kompetent për verifikimin e statusit. Nuk jam e kënaqur me punën, kam  bërë disa here ankesa edhe publikisht, për përcjelljen e komisionit ndaj viktimave, mënyrën se si janë sjellë ata me personin”.

Sipas Baljes, marrja në pyetje e viktimave është e papranueshme.

Ajo thotë se viktima nëse refuzohet nga Komisioni ka të drejtë ankese.

“Kemi dëgjuar që viktima ka bërë ankesa që i kanë thënë largo këmishën…etj e kjo për mua është e papranueshme. Dikush qe e ka quajtur vetën profesionist me bërë pyetje në këtë formë është e papranueshme, nëse viktima merr refuzim nga ta ka të drejtë me bërë ankesa”.

“Statusi i viktimës fuqi e Kosovës përballë Serbisë”

Balje aplikimin për statusin e viktimës e ka vlerësuar të rëndësishëm si fakt kundër Serbisë.

“Statusi i viktimës është një fuqi e jona qe me ju dalë përball Serbisë sepse ata e kanë bërë këtë dhe  duhet ta pranojnë”, shprehet deputetja Balje.

Aplikimi për verifikimin e aplikacioneve do të vazhdojë deri në muajin maj 2025.

Personave që u njihet statusi i viktimës të dhunës seksuale të luftës marrin pension rreth 230 euro në muaj.

Sipas ligjit në Kosovë, i cili është miratuar në vitin 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat