“Asociacioni nuk ka lindur si kërkesë e serbëve të Kosovës”

Aktuale

“Asociacioni nuk ka lindur si kërkesë e serbëve të Kosovës”

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:13
Ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi duke folur për Asociacionin e Komunave Serbe, tha se nuk mund të shkëputet si gjë e vecantë pika shtatë e marrëveshjes të vendoset si kusht për zbatimin e marrëveshjes bazë

“Ndaj bindjen dhe vlerësimin që në veri të Kosovës dhe në mesin e komunitetit serb nuk ka një problem politik le të themi. Është problem i konceptuar përgjatë viteve në Kosovë, është pretendimi i Serbisë mbi Kosovën. Do të thotë pretendimi i Serbisë mbi Kosovën i cili manifestohet në fakt në seance të caktuara në mënyra të ndryshme, dhe asociacioni nuk është kërkesë e serbëve lokal. Dhe është vlerësim gjakftohtë dhe profesional, nuk po bëj fare vlerësim politik. Madje nuk ka lindur asociacioni si kërkesë e as nevojë e komunitetit serb në Kosovë.”, tha ai duke shtuar se asociacioni është mekanizëm i Serbisë për ta mbajtur Kosovën jofunksionale.

Adnan Rrustemi duke komentuar deklaratat e diplomatëve të huaj se Kosova ka hyrë në valle të Serbisë sa i përket status quos, e quajti këtë si një vlerësim të pasaktë.

“Në asnjë mënyrë është vlerësim krejtësisht i gabuar, i pasaktë dhe sipërfaqësor. Institucionet e Republikës kur duan të përmbushin përgjegjësitë sillen mbi bazen e arsyes shtetërore. Do të thotë secili kryeministër secila qeveri secili institucion nëse do të përmbushë përgjegjësitë dhe autorizimet që ka e ka për detyrë të garantojë sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, e ka për detyrë zbatimin e Kushtetutes në tërë territorin e Kosovës. E ka për detyrë të garantoj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Do të thotë është çështje tjetër që në të kaluarën kemi pasur institucione dhe qeveri që kishin vendosur le të themi qetësinë në veri të Kosovës ta mbajnë përmes një pakti me strukturëa paralele atje dhe përmes le të themi përmes një vullneti të Beogradit zyrtar ose të Serbisë në rastin konkret.”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat