Rrustemi: Kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Kurtit ishte për të pamundësuar zgjedhjet

Aktuale

Rrustemi: Kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Kurtit ishte për të pamundësuar zgjedhjet

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:48
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke folur për zgjedhjet tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e përcakton afatin e zgjedhjeve.

“Për zgjedhjet e rregullta afati është i përcaktuar, Kushtetuta e parasheh, zgjedhjet mund të shpallen 60 ditë përpara e më së voni 30 ditë para datës së konstituimit të Kuvendit dhe kjo mund të parashikohet me 21 ose 22 mars, pasi në 2021 është konstitu Kuvendi ndërkohë që 6 muaj ose 4 muaj më herët duhet të shpallen zgjedhjet. Dhe në cilin do version nga shtatori hyjmë në periudhën zgjedhore ku shpallen zgjedhjet e rregullta”, tha ai.

Ai tha se ishin të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por për një gjë të tillë ia la fajin opozitës.

“Nëse do të kishte pajtueshmëri të gjerë në ishim të gatshëm të shkurtonim mandatin e rregullit”, tha ai.

Duke komentuar kërkesën e LDK-së, që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje e pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje tha se një kërkesë e tillë ishte për t’i pamundësuar zgjedhjet.

“Kërkesa për dorëheqjen e Kurtit ishte kërkesë për të pamundësuar zgjedhjet. Sepse e para zoti Kurti nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, e dyta dihej se zoti Kurti nuk do të jepte asnjëherë dorëheqje, e treta zoti Kurti vazhdonte me përmbush programin politik e qeverisës dhe e katërta është që çfarëdo veprimi tjetër përveç shpërndarjes me dy të tretat të Kuvendit të Kosovës nuk dërgonte me automatizëm në zgjedhje të parakohshme”, tha Rrustemi.

Sipas tij LDK është kundër zgjedhjeve.

“Një pjesë e opozitës sidomos LDK jo vetëm që ishte kategorisht kundër zgjedhjeve,  por që është realisht edhe kundër zgjedhjeve të rregullta por që ato si shmang dot, si shtyn dot”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat