Raportet e Kosovës me aleatët, Rrustemi: Mund të kemi dallime në taktikë, por asnjëherë në destinacionin final

Aktuale

Raportet e Kosovës me aleatët, Rrustemi: Mund të kemi dallime në taktikë, por asnjëherë në destinacionin final

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:44
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvzivjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me aletatët, tha se Kosova mbetet një partner i pa lëkundur i perëndimit në përgjithësi veçanti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Por orientimi i Kosovës është i artë për t’u antarësuar në Bashkim Evropian dhe në NATO. Por ndërkohë që mbetet aleati do të thoja unë më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perendimor. Jo vetëm si Kosovë por në përgjithësi edhe shqiptarët. Ndërkohë natyrisht në këtë angazhimin e përditshëm ne themi në rrafshin diplomatik kur bëhet fjalë për Kosovën e për çështje të Kosovës, ndonjëherë edhe mund të kemi dallime si mund të themi të vogla për gjëra të caktuara e në veçanti për rrugën e asnjëherë për destinacionin. Dhe unë mendoj që kjo është e kuptueshme edhe në mesin e aleatëve dhe partnerëve.”, tha ai,

Më tej shtoi se mund të ketë dallime me aleatët në gjëra të caktuara por jo në destinacionin final.

“Kur bëhet fjalë për gjëra që i përkasin Kosovës, Kosova përveç që është partnere është edhe të themi akteri kryesor sepse po flitet për Kosovën, për çështje të brendshme të Kosovës, për rendin kushtetues etj etj. Por që e thashë që me gjëra të caktuara mund të kemi dallime sidomos në taktikë, por jo asnjëherë në destinacionin final të asaj se si konceptohet raporti i Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtar por edhe për vetë rrugën e Kosovës drejt integrimeve Euro Atlantike. Tash është shumë me rëndësi të i shohim edhe argumentet, megjithatë të palëve për gjëra të caktuara, nuk mendoj që duhet ta trajtojmë këtë rrafshin kështu pak semantik e mbase ndonjëherë edhe sentimental që as raportet në mesin e partnerëve nuk duhet të themi të kenë dallime asnjëherë në asnjë gjë, ose të themi të mos kenë prespektiva të ndryshme të vështrimit të gjërave. Unë mendoj se është normale në rrafshin e raporteve ndërshtetërore dhe mendoj që nuk i cenon as i lëndon e as i prek ato.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat