Alarmon Ramabaja: Opinioni të përgatitet për më të keqen me Serbinë, FSK të armatoset

Aktuale

Alarmon Ramabaja: Opinioni të përgatitet për më të keqen me Serbinë, FSK të armatoset

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:51
Sadri Ramabaja

Në uebsajtin “ISHJ.org” Sadri Ramabaja u ka rënë toneve të frikshme të alarmit në raport të një eventualiteti përplasës ushtarakisht me Serbinë.

Ai kërkoi që “opinion të përgatitet për më të keqen” dhe se “FSK-ja duhet të forcohet, armatoset”.

Përfundimi i kolumnes së Ramabajës është edhe më tonik kur thotë se “Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë”.

“Forcimi i FSK-së — armatimi i saj me armët më moderne të mundshme dhe pregaditja e opinionit për më të keqen e mundshme — për përplasjen e re; aplikimi i sanksioneve ndaj Serbisë [heqja urgjente e tyre ndaj Kosovës] dhe “ngrirja” e pozicionit të Serbisë në procesin drejt BE-së, duhet t’i tregojnë Beogradit se kostot dhe përfitimet, në rast të këmbënguljes së mëtejshme për rikthim në Kosovë, janë joproporcionale”, ka shkruar Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat